Bledi Racaj, këngëtari nga Klina me potpuri për festat e fundvitit

Aktori i suksesshëm dhe këngëtari nga Klina, Bledar Racaj ka publikuar një potpuri festive.

Bledi, kësaj radhe vjen në duet me këngëtaren Arjeta Vllasaj, kanë sjellë një miksim të këngëve, të punuara nga muzikanti Drinor Zymberi dhe Miri Racaj.

Videoklipi është realizuar nga Kosovë Show.

Videoklipi është në kanalin YouTube, dhe për më pak se një javë është klikuar afër 20 000 herë. Ndërsa po klikohet edhe në platformën Tik Tok.

Ndryshe, Bledi është tejet i kërkuar dhe këndon live në ahengje si brenda dhe jashtë vendit.