Besa gati për misionin Superliga, zyrtarizon marrëveshjen me 6 futbollistë

Sot mbyllet afati kalimtar në futbollin kosovar.

Skuadrat po bëjnë përgatitjet e fundit, teksa po i konfirmojnë marrëveshjet me futbollistët e rinj, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, ka ‘reaguar’ edhe Besa. Klubi me traditë në futbollin kosovar, dy vitet e fundit ka qenë pjesë e Superligës, derisa tani synon rikthimin në elitë.

Para pak çastesh, përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”, ka zyrtarizuar gjashtë transfere, teksa bien në sy emrat si Qëndrim Dautaj e Agon Xhaka.

Më poshtë postimi i plotë i “bardhë e kuqve”, kurse mbetet të shihet nëse do të arrijnë që të rikthehen aty ku edhe e kanë vendin