Bekim Jashari përkujton Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët në 26-vjetorin e rënies në Pashtrik

Anëtari i familjes Jashari dhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e nisjes së rreth 150 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejt Kosovës, pas stërvitjes dhe armatimit në Shqipëri.

Në kujtimin e tij, Jashari riktheu ngjarjen e mëngjesit të 14 dhjetorit 1998, kur në Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut, komandanti i Brigadës 113 të UÇK-së, Mujë Krasniqi – Kapuqi, së bashku me 40 bashkëluftëtarë, ranë heroikisht në përballje me forcat serbe. Ai theksoi se kjo sakrificë i bëri të pavdekshëm në historinë e lirisë së Kosovës.

Bekim Jashari kujtoi se Mujë Krasniqi ishte ndër bashkëluftëtarët e parë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, duke vepruar me të që në ditët e para të organizimit të UÇK-së.

Postimi i plotë: