Bashota dje kishte deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga partia

Pas Lushtakut, Kadri Veselit i del kundër edhe një figurë e rëndësishme e PDK-së, mik i kahershëm i Hashim Thaçit
Një prej njerëzve më me ndikim në Partinë Demokratike te Kosovës, që drejton edhe një prej bastioneve të partisë, Sami Lushtaku, dje ka lëshuar një akuzë të rëndë, duke thënë se në partinë që ai i takon janë diku rreth katër apo pesë persona të cilët e kanë bllokuar PDK’në e Kosovën dhe që kontrollojnë të gjitha bizneset e mediat.

Ai ka thënë se këta persona kanë ndërtuar rrjete të pista, dhe sipas tij me turpin më të madh janë këta persona që duhet përjashtuar nga partia dhe jo një person si Agim Çeku.

 kjo akuzë e Lushtakut i ka pëlqyer edhe ish-kreut të Komunës së Klinës nga radhët e PDK’së, Sokol Bashotës, i cili sapo është zgjedhur në krye të degës së partisë në qytetin e tij.

Sikurse Lushtaku, edhe Bashota dje kishte deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga partia, dhe se emri i tij nuk hyn në radarin e Kadri Veselit.

Se nuk planifikon të largohet nga PDk’ja, edhe përkundër faktit se e ka një aktakuzë të konfirmuar, e ka thënë dje edhe Sami Lushtaku, teksa ka folur për nismën e Kadri Veselit për të larguar nga partia zyrtarët të cilët kanë probleme me ligjin, saktësisht që kanë një aktakuzë të konfirmuar.

Kreu i degës së PDK’së në Skenderaj në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se ‘nuk ka bir nene që e largon nga Partia Demokratike e Kosovës”.
Reagimi i plotë i Lushtakut :

Të nderuar qytetarë,

Ditëve të fundit në media është lakuar pa të drejtë emri im, lidhur me disa vendime të brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës. Dëshiroj të sqaroj që unë së fundi jam zgjedhur Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj me mbi 90% të votave nga delegatët e Kuvendit të Degës dhe pastaj anëtar i Këshillit Drejtues në Konventën e IX të PDK-së, në nivelin qendror. Mandatin ma kanë dhënë anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës nga të gjitha nëndegët dhe vetëm ata kanë të drejtë të më ndëshkojnë me votën e tyre për mospunën time.

Sa për sqarim, nuk është e vërtetë që unë kam ndonjë aktakuzë që lidhet me korrupsion ose ndonjë aferë që lidhet me krim të organizuar apo shpërdorim të detyrës zyrtare. E vetmja aktakuzë, dhe të cilën as tash e tutje nuk e pranoj, lidhet me transferimin tim në organet e zbatimit të drejtësisë në veri, ku konsideroj se do të rrezikohej jeta ime. Kësisoj, unë kam përshtypjen se askush nuk e ka qëllimin të më përjashtojë nga partia, në të cilën jam mishëruar dhe jam pjesë e saj që nga fillimi.

Nga partia duhet të largohen e të përjashtohen me turpin më të madh 4-5 persona, të cilët e kanë bllokuar Kosovën e PDK-në dhe të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, drejtësinë, biznesin, mediat dhe sferat tjera vitale të vendit tonë, gjë që për veprimtaritë e tyre të pista dhe rrjetet që kanë ndërtuar janë të mirëinformuar edhe miqtë tanë ndërkombëtarë.

E nuk e besoj që duhet të luhen lojëra si viktimizimi i figurave të tilla si Gjenerali Agim Çeku e të tjerë për asnjë arsye. SL

SHARE