Banorët e Zajmit kundër përvetësimit të padrejtë të pronave

Sipas informatave të fundit, rreth 30 prona të tjera në fshatin Zajm dyshohet se janë futur në procedurë përkthimi/tjetërsimi, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarëve legjitimë.

Banorët e fshatit shprehin shqetësim të thellë për këtë situatë, duke theksuar se pronat janë trashëgimi familjare dhe brezore, dhe çdo tentativë për përvetësim të padrejtë përbën shkelje serioze të së drejtës pronësore.

Në këtë kontekst, ata u kanë bërë thirrje urgjente të gjithë banorëve të Zajmit që të mos heshtin, por të bashkohen dhe të reagojnë në mënyrë të organizuar, në mënyrë që të mbrohen pronat dhe të kërkohet llogaridhënie nga institucionet përkatëse.

“Situata vlerësohet si alarmante dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, për të ndalur çdo veprim të dyshimtë dhe për të garantuar transparencë të plotë ligjore.”, thuhet në reagimin e fshatit Zajm.

Ndryshe në lidhje me këtë, banorët e Zajmit kanë protestuar disa herë duke kërkuar të drejtën që sipas tyre u takon.