Banorët e Shtupelit dhe Kërrnicës konfirmojnë përkrahjen për PDK-në

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë dhe kandidati për kryetar komune, z. Sokol Bashota, zhvilloi sot një takim elektoral me banorët e Shtupelit.

Në këtë tubim, të pranishmit shprehën mbështetjen e tyre për kandidaturën e z. Bashota dhe listën prej 30 kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për Kuvendin Komunal.

Fshatrat Shtupel dhe Kërrnicë, të njohura për përkrahjen e vazhdueshme ndaj PDK-së, konfirmuan edhe një herë qëndrimin e tyre politik dhe orientimin drejt kësaj force, të cilën e shohin si alternativë për zhvillimin e komunës.

Njoftimi i plotë i PDK-së dega në Klinë:

FORCA E PDK-së NË SHTUPEL

Sot, Bashkësia Lokale e Shtupelit priti me entuziazëm kryetarin e Degës së PDK-së, z. Sokol Bashota, i cili mbajti një tubim të fuqishëm elektoral.
Shtupeli dhe Kërrnica janë bastione të forta të Partisë Demokratike të Kosovës. Ato konfirmuan edhe një herë përkrahjen e pakursyer për kandidaturën e z. Bashota për kryetar të Komunës dhe për 30 kandidatët për Kuvendin Komunal.
Banorët e këtyre fshatrave treguan qartë se besojnë te alternativa më e mirë për zhvillimin e Klinës, Partinë Demokratike të Kosovës, dhe janë të vendosur të qëndrojnë pranë saj për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë.