Banorët e fshatit Zajm, të premtën organizojnë protestë para Komunës së Klinës, për përkthim të tokave

Me kërkesë të banorëve të fshatit Zajm, do të organizohet protestë paqësore të premten, më 26 dhjetor 2026, në ora 10:00, para objektit të Komunës së Klinës.

Arsyeja e protestës lidhet me përkthimin e tokave të banorëve të Zajmit në emër të personave nga vende të tjera, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarëve legjitimë. Sipas banorëve, për të gjitha këto prona ekzistojnë dokumente zyrtare që tash e pesë vite janë në trajtim gjyqësor, megjithatë problemet vazhdojnë të mbesin të pazgjidhura.

Organizatorët bëjnë thirrje që të gjithë qytetarët që përballen me probleme të ngjashme pronësore t’i bashkohen kësaj proteste, me qëllim të kërkimit të drejtësisë, transparencës dhe respektimit të pronës private.