Përfundon takimi 2 orësh me Thaçin, Kurti paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Pas 2 ore, ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit të Republikës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Gazetari i “Indeksonline”, i cili gjendet tek presidenca, raporton se takimi i dytë rezultoi pa ndonjë rezultat konkret.

Mësohet se Kurti paralajmëroi konferencë për media në ora 15:30.