Banorët e Budisalcit dhe Videjës i japin përkrahje të madhe Sokol Bashotës dhe PDK-së

ADRESA QË IDENTIFIKON, BASHKON DHE ZHVILLON BUDISALCIN DHE VIDEJËN, ËSHTË SOKOL BASHOTA

“Programi i PDK-së parasheh që zonat rurale të Komunës së Klinës të kenë një trajtim të veçantë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, përmes realizimit të projekteve jetike dhe të domosdoshme, që do ta lehtësojnë e përmirësojnë jetën e qytetarëve”, ka deklaruar kryetari i Degës së PDK-së në Klinë dhe kandidati për kryetar të Komunës, Sokol Bashota.
Në dy tubimet elektorale të mbajtura dje me qytetarët e Budisalcit dhe të Videjës, Bashota u prit me përkrahje të madhe, ku banorët e këtyre fshatrave shprehën vendosmërinë e tyre për ta mbështetur fuqishëm Partinë Demokratike të Kosovës më 12 tetor.
“Jam duke parë përkushtimin dhe vendosmërinë tuaj për të qenë pjesë e fitores së PDK-së. Kjo fitore nënkupton hapjen e rrugës së zhvillimit të fshatrave tuaja dhe të gjithë Klinës. Zhvillimi nuk është vetëm premtim, por vizioni ynë i përbashkët për një të ardhme më të mirë,” ka shtuar Bashota.