Ballkani në kërkim të kualifikimit historik, sonte në Fadil Vokrri pret skuadrën e Klaksvik

Asnjë skuadër kosovare, nuk ka arritur që të luaj ndeshjen e Play Offs në kompeticionet evropiane, Ballkani është vetëm një hap larg.

Për të shkruar historinë, lojtarët e Ilir Dajës duhet që tê triumfojnë në përballje me Klaskvik, e cilia eliminoi kampionët e Malit të Zi para një jave, shkruan Gazeta OLLE.

Me fillim nga ora 20:00, në stadiumin legjendar Fadil Vokrri, suharekasit presin skuadrën nga Ishujt Faroe, në ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të Ligës së Konferencës.

Kompanitë e basteve e kanë cilësuar Ballkanin si favorit në këtë ndeshje, dhe për të kaluar në fazën tjetër.