Bahtiri: Asnjë institucion i kapur nuk mundet ta pengoj vullnetin e popullit

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se asnjë institucion i kapur nuk mund ta pengojë vullnetin e popullit dhe se Albin Kurti do jetë udhëheqës i vendit për shumë mandate.

Bahtiri ka shkruar se me 14 shkurt do t’i kthehet shpresa vendit.

“Asnjë institucion i kapur nuk mundet ta pengoj vullnetin e popullit, që Albin Kurti të udhëheq me vendin për shumë mandate.
14 shkurti po afrohet, datë kur popullit do t’i kthehet shpresa dhe do t’i hapen perspektiva të reja me Kryeministër Albin Kurtin.
Të gjithë ata që e kanë shkatërruar Kosovën për mbi dy dekada dhe po e pengojnë vullnetin e popullit do të përgjigjen para drejtësisë!”, ka shkruar ai.

SHARE