Babai i Mujë Krasniqit i bën dhuratë pikturën e djalit të tij, QKMF-së në Klinë

Sot QKMF në Klinë, ka pranuar një dhuratë të veçantë.

Drejtori i këtij institucioni ka marrë pikturë të Komandantit Mujë Krasniqi.

Ky është njoftimi i QKMF-së :

Çdo letër falenderimi është një mënyrë për t’i treguar atij sesa të rëndësishëm janë deshmorët e kombit për ne.
Sot na nderoi me vizite Halil Krasniqi-Baca Lil i cili Drejtorit Dr.Haxhi Ibishit i dhuroi njè pikturë te deshmorit të kombit ,djalit të tij Komandantit Mujë Krasniqi duke percjellur njekohesisht te gjitha falenderimet per gjithe stafin e QKMF-së në Klinë.
Falënderojme babain e Komandantit Mujë Krasniqi ,si dhe te gjithë baballaret e deshmoreve te kombit.

Me respekt,
Drejtoria