Arta Pantina takon deputeten Ariana Musliu Shoshi në Klinë: Fokus fitorja e PDK-së me Bedri Hamzën Kryeministër

Kandidatja e PDK-së për deputete nga Klina, Arta Pantina me numrin 62, ka zhvilluar sot një takim me deputeten e PDK-së Ariana Musliu Shoshi. Takimi u mbajt në Klinë, ku dy përfaqësueset e Partisë Demokratike të Kosovës biseduan për zhvillimet politike dhe fitoren e PDK-së me Bedri Hamzën si Kryeministër.

Pantina ka ndarë këtë moment edhe në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Sot në Klinën time, së bashku me Arianën, biseduam për fitoren e PDK-së më Bedri Hamzën si Kryeministër.”

Takimi u vlerësua si një moment bashkëpunimi dhe mobilizimi në prag të angazhimeve politike, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes qytetare në Klinë dhe më gjerë.

#PDK130
#BedriHamza1
#ArtaPantina62
#ArianaMusliuShoshi18