Arta Pantina: Rënia e Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë mbetet amanet i përhershëm për lirinë e Kosovës

Në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arta Pantina, ka kujtuar me nderim dhe dhimbje të thellë betejën e lavdishme të 14 dhjetorit 1998, një nga faqet më të rëndësishme të historisë së luftës për liri.

Pantina theksoi se rënia e 41 dëshmorëve, në mesin e tyre edhe Komandanti i Brigadës 113, Mujë Krasniqi, mbetet një amanet i përhershëm për liri, dinjitet dhe për të ardhmen e vendit.

Ajo vuri në pah se takimi me Halil Krasniqin, babain e Mujë Krasniqit, e bëri edhe më të ndjeshme peshën e kësaj sakrifice, duke rikujtuar se pas çdo emri dëshmori qëndron një familje me plagë të hapura, por edhe me krenari të pashuar.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të UÇK-së dhe respekt i përjetshëm familjeve të tyre”, përfundoi Pantina në mesazhin e saj.