Arta Pantina: Në Vushtrri po ndihet energjia e fitores së PDK-së më 28 dhjetor

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arta Pantina, ka deklaruar se në Vushtrri po ndihet një energji e fuqishme pozitive në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pantina ka theksuar angazhimin e madh qytetar dhe vullnetin e qartë për unitet, zhvillim dhe ecje të sigurt përpara.

“Në Vushtrri po ndihet një energji e fuqishme dhe frymë pozitive drejt fitores së PDK-së më 28 dhjetor. Angazhim i madh qytetar dhe një vullnet i qartë për unitet, zhvillim dhe ecje të sigurt përpara”, ka shkruar Pantina.

Arta Pantina është kandidate për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 62 në listën zgjedhore, duke bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme ndaj programit dhe vizionit të partisë për të ardhmen e vendit.