Arta Pantina falënderuese ndaj prindërve të saj: Jam një kombinim mes Drenicës edhe Dukagjinit!

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arta Pantina, me numër 62 në listën zgjedhore, ka ndarë një moment të veçantë familjar me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Pantina ka publikuar një fotografi të prindërve të saj, të shoqëruar me një mesazh emocional, ku flet për rrënjët, vlerat dhe edukatën që ka marrë nga familja.
“Jam një kombinim mes Drenicës edhe Dukagjinit.
E rritun me mendësi t’fortë, zemër t’butë.
Një kafe me prind 🤍
dy njerëz që m’kanë mësu me qenë vetvetja,
pa u shtirë, pa u dorëzu.
Gjithçka që jam sot,
osht falë tyre.”
Postimi i Artës është pritur me reagime të shumta pozitive, duke u vlerësuar për sinqeritetin dhe lidhjen e fortë familjare që ajo shfaq.
Mesazhi i saj ka prekur qytetarë të shumtë, të cilët e kanë përgëzuar për respektin ndaj prindërve dhe për vlerat që ajo promovon edhe në jetën publike.