Arta Pantina dhe Përparim Gruda: “Bashkë. Përpara. Për Kosovën tonë!”

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arta Pantina, me numër 62 në listën zgjedhore, nga Klina, po vazhdon të marrë mbështetje të gjerë anekënd vendit, si nga qytetarët ashtu edhe nga bashkëpartiakët e saj.
Së fundmi, Pantina ka ndarë një postim në rrjete sociale në shoqëri të deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, duke përcjellë një mesazh uniteti dhe përkushtimi ndaj vendit.
Në postimin e saj, ajo shkruan:
“Bashkë. Përpara.
Për Kosovën tonë!”
Mbështetja në rritje për Artën Pantina po shihet si tregues i besimit që qytetarët dhe strukturat e partisë kanë ndaj vizionit dhe angazhimit të saj politik.
Paraqitjet e saj të shpeshta në terren dhe bashkëpunimi i ngushtë me figura të njohura të PDK-së po vlerësohen si sinjal i një kandidature aktive dhe të përkushtuar për përfaqësimin e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.