Arrestohet punëtori i Postës në Pejë, përvetësoi 3 mijë e 500 euro nga qarkullimi ditor

Policia e Kosovës ka arrestuar dje rreth orës 09:00 një punëtor të Postës në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.

Gazeta merr vesh se arrestimi i tij u bë për shkak të dyshimit se ai ka kryer veprën penale “Shpërdorim”.

Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Pejë i kanë thënë Sinjalit se i arrestuari dyshohet se ka përvetësuar 3 mijë e 500 euro nga qarkullimi ditor i postës (16 maj 2021) dhe ishte larguar nga objekti i postës.

Këto burime po ashtu kanë bërë të ditur se punëtori i Postës dyshohet se ka qenë në ndikim të alkoolit kur e ka kryer një veprim të tillë.

Pas arrestimit ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./