Parashikimi i motit për sot

Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik,

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot të vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat herë–herë do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm. Nuk përjashtohen mundësitë edhe për shkarkime rrufesh.

Kjo situatë meteorologjike me mot labil pritet të zgjasë deri ditën e enjte.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së