Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se falsifikoi lista të veteranëve

WEB TV
ARKIVA
KULTURA
VIDEO
IMPRESUM
PRIVACY POLICY
Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se falsifikoi lista të veteranëve
Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se falsifikoi lista të veteranëve

KRONIKA
maj 29, 2019 – 14:44
Lexo Detajet
SHPËRNDAJE:
Një person është arrestuar pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij policia gjeti dokumente të falsifikuara që lidhen me listat e veteranëve.

I dyshuari XH.M është ndaluar për 48 orë, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Pejë pas vendimit të Prokurorit të Shtetit, përcjell zeri.info.

Javën e kaluar, Prokuroria Themelore e Pejës, lidhur me listat e veteranëve luftëtarë të UÇK-së, ka ngritur 20 aktakuza, kundër 21 personave, për veprat penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme”, nga neni 403, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë

Prokuroria Themelore e Pejës njofton se sot me datë 29 maj 2019, pas kërkesës së kësaj prokurorie, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Pejës, dega në Klinë, ka realizuar bastisje në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për krime ekonomike, në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Gremnik të komunës së Klinës.