Arrestohet një femër në Klinë për dhunë në familje


Policia ka arrestuar një femër në Klinë, pasi që kishte ushtruar dhunë në familje, duke e sulmuar fizikisht një femër tjetër.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë