Arrestohet gjakovarja, dyshohet se vodhi paratë e bamirësisë

Një femër është arrestuar në Gjakovë, pasi e njëjta dyshohet se ditë më parë kishte vjedhur në barnatore një kuti xhami ku grumbullohen parat për bamirësi.

“Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare, për arsye se ditë më parë dyshohet se kishte vjedhur nga barnatorja e ankuesit  kosovar një kuti xhami në të cilat kishte para që i grumbullonin personat për bamirësi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.