Arrestohen babë e bir në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Malishevë, (babë e bir) pasi të njëjtit kishin ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare duke kërkuar nga ajo që të largohej nga shtëpia e përbashkët ku ishin duke jetuar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Malishevë 07.05.2022-18:00 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar ( babë e birë) pasi të njëjtit kishin ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare duke kërkuar nga ajo që të largohej nga shtëpia e përbashkët ku ata ishin duke jetuar. Viktima është dërguar në strehimore. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt