Arif Vladi me këngë kushtuar dëshmorit Ilir Merturi nga Gjurgjevik i Madh

Këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare, Arif Vladi, ka publikuar një këngë të re dedikuar dëshmorit Ilir Merturi nga Gjurgjeviku i Madh.

Kjo këngë vjen si një homazh prekës për sakrificën dhe heroizmin e ish – ushtarit të UÇK-së duke sjellë emocione të forta dhe mesazhe atdhedashurie.

Projekti është pritur me respekt të madh nga familjarët, bashkëvendësit dhe publiku, të cilët e kanë cilësuar këngën si një nderim dinjitoz për Ilir Merturin dhe për të gjithë dëshmorët e Kosovës./Klina info