Arben Limanaj: Me përkushtim dhe energji japim maksimumin për zhvillimin e Klinës

Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës nga LDK, Arben Limanaj, ka ndarë sot përvojat dhe vizionin e tij gjatë një takimi me ekipin lokal të partisë.

“Takimi i sotëm me ekipin e LDK-së në Klinë, na bashkoj për të ndarë vizione, që me përkushtim dhe energji të japim maksimumin për zhvillim dhe integrim të qytetit tonë. Me shumë punë ekipore, pasion e përkushtim gjithçka është e mundur,” tha Limanaj.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjithë anëtarëve të ekipit për të arritur rezultate konkrete për qytetarët e Klinës./Klina.info/