Kandidatja për Asamblenë Komunale në Klinë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numër 15, Antigona Zeqa, ka nisur muajin e ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit me një takim ndërgjegjësues dhe bashkëbisedim me gratë e komunës sonë.
Në këtë aktivitet, gratë e Klinës shpalosën shqetësimet dhe kërkesat e tyre, nga mungesa e gjinekologëve në QKMF e deri tek shërbimet bazike shëndetësore.
Antigona Zeqa theksoi se programi i hartuar nga ekspertë të fushave përkatëse ofron zgjidhje konkrete për përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së grave në komunën tonë.
“Së bashku jemi më të fortë dhe Klinës do t’i sjellim ndryshimin që meriton,” – u shpreh Antigona Zeqa.
💙 #meKlinënPërtej
#ZgjedhjetLokale2025
#LDK113