Amerikanët nuk ndalen, trazira edhe në Chicago, 6 të plagosur dhe mbi 200 të arrestuar

Protestat janë përshkallëzuar dhe janë shtrirë në shumë shtete të SHBA-së, pas vdekjes tragjike të afroamerikanit, George Floyd. Ndër to, edhe Chicago ka kaluar një natë plot trazira.

Deri më tani janë arrestuar rreth 240 persona, ndërsa 6 të tjerë janë qëlluar me armë zjarri, 1 prej të cilëve ka ndërruar jetë.

Kjo ka detyruar policinë e Chicagos të punojë 12 orë për turn ndërkohë që ditët e pushimit do të anulohen.

Kreu i policisë, David Brown u shpreh se efektivët e policisë janë dhunuar fizikisht dhe verbalisht por asnjë prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.

“Oficerët e policisë ishin aty për të mbojtur të gjithë qytetarët të cilët kishin ardhur të protestonin paqësisht për vdekjen e George Floyd. Edhe efektivët kanë rënë pre e dhunës ku kanë marrë disa plagë por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën” – shprehet Brown në një deklaratë për e mediat.

Edhe automjetet e policisë janë bërë shënjestër e protestuesve të cilët kanë thyer xhama dhe u kanë shpuar gomat. /