Ambasada Amerikane bën thirrje që të ndiqen masat e reja të Qeverisë për parandalimin e Coronavirusit

Pas skandimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese për masat paraprake dhe pas rritjes së numrit të rasteve të infektuara me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka nxjerrë një sërë masash të reja për kufizimin e lëvizjes njerëzve me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

Një vendim të tillë e ka shpërndarë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë duke bërë thirrje që të vazhdohet të ndiqen masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Është e rëndësishme që ne t’i ndjekim udhëzimet e lëshuara nga Qeveria e Kosovës dhe nga komunat për të ndaluar përhapjen e COVID-19”, thuhet në qëndrimin e Ambasadës.

Tutje thuhet se nëse do të ndiqen këto masa, do të jetë e mundur që së shpejti njerëzit të mund ta takojnë njëri tjetrin