Alketa Imeri shpall kandidaturën për Asamblenë Komunale të Klinës nga PDK

Alketa Imeri ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale të Klinës në zgjedhjet e 12 tetorit, ku do të garojë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 25.

Duke theksuar lidhjen e ngushtë me qytetin e saj dhe vlerat familjare, Imeri u shpreh se Klinën e konsideron si shtëpinë e saj dhe se synon të jetë zëri i rinisë dhe i grave në vendimmarrje.

Ky është postimi i saj i plotë në FB:

Të dashur bashkëqytetarë të Klinës,
Me përgjegjësi dhe vendosmëri, shpall kandidaturën time për Asamblenë Komunale të Klinës në zgjedhjet e 12 tetorit, nën emrin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në listën fituese me numër 25. Klinën e dua si shtëpinë time – me gjithë historinë, njerëzit puntorë dhe rininë plot energji. Vij nga një familje e njohur për patriotizëm dhe këto vlera më kanë udhëhequr gjithmonë që të punoj për vendin tim.
Aktualisht jam në përfundim të studimeve në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, ku njohuritë e fituara gjatë studimeve dhe trajnimeve të shumta brenda dhe jashtë vendit do jenë rrugë e suksesit në të ardhmen. Familja është prioriteti im, dhe kjo më shtyn të punoj për një komunitet më të fortë e më të bashkuar.
Kauza ime është e qartë:
“Rinia dhe gratë e Klinës – me rrënjë në vlerat tona, me krahë për të ardhmen.”
Synimi im është të punoj që të rinjtë dhe gratë e komunës sonë të kenë më shumë mundësi për arsimim, punësim dhe zhvillim profesional, duke ruajtur gjithmonë vlerat që na kanë formuar si komunitet. Do të jem zëri i rinisë, i grave dhe i çdo qytetari që beson se Klinës i duhet një e ardhme më e sigurt dhe më e ndritur.
Ftoj të gjithë miqtë dhe bashkëqytetarët e mi që të më përkrahin në këtë rrugëtim. Së bashku, me mbështetjen tuaj, mund ta bëjmë ndryshimin që Klinës i duhet.
Me respekt, e juaja Alketa!

#PDK #POështëPO #Klina #SokolBashota #25