Aktivizohet “unaza e çeliktë” pas grabitjes së armatosur në Suharekë

Një polic ka marrë plagë në këmbë pasi ndaj tij dhe kolegëve të tij gjuajtën me armë disa grabitës, të cilët kanë grabitur një argjendari në Suharekë.

Policia i ishte përgjigjur një informacioni për një grabitje të armatosur.

Nga të shtënat me armë deri më tani dëme ka pësuar një veturë e Policisë ndërsa të dyshuarit, sipas informacioneve të Policisë, janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me xhama të errët.

Policia aktualisht ka aktivizuar “unazën e çeliktë”, sistemin e vendosjes së pikave të shtuara të Policisë në lokacione të ndryshme për të lokalizuar e identifikuar veturën e dyshuar me të cilën u larguan personat që grabitën biznesin e argjendarisë në Suharekë.“Është aktivizuar ‘unaza e çeliktë’ në bazë të informacioneve që janë për veturën e dyshimtë. Janë krijuar disa pika kontrolli në vendet nga mund të ketë shkuar vetura e dyshuar, edhe një veturë është dëmtuar e Policisë nga gjuajtjet me armë që kanë bërë”- tha drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija.

Të armatosur e të maskuar tre-katër persona po dyshohet se morën pjesë në një grabitje që ndodhi në orët e pasdites në një lokal argjendarie në Suharekë.KALLXO.com mëson nga burime brenda Policisë se të dyshuarit kanë qenë të armatosur me armë të gjata dhe kanë hyrë brenda një argjendarie në Suharekë.

Në anën tjetër në një bisedë për KALLXO.com, drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija, ka treguar nga vendi i ngjarjes zanafillën e nisjes së shkëmbimit të zjarrit mes Policisë dhe grupit të dyshuar të grabitësve.

“Kanë kryer plaçkitjen e një sasie të konsiderueshme ndërkohë aty është ndalë me intervenu një patrullë e Policisë, ende pa dalë nga automjeti, të dyshuarit kanë shkrepur në drejtim të policëve”- tregon për KALLXO.com drejtori Alija.Tutje ai shtoi se në këtë ngjarje është plagosur një