Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar nga orët e hershme në disa qytete të Kosovës, ku Njësitë për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, janë duke zhvilluar bastisje të koordinuara në disa lokacione që lidhen me persona të dyshuar për tregtim të substancave narkotike.
Indeksonline ka mësuar se deri tani nga ky aksion janë arrestuar katër përsona lidhur me trafikim me substanca narkotike. Përveç Petrit Nikçi dhe Safet Lajqi të arrestuar janë edhe vëllëzërit Vokshi nga Peja, Eugen dhe Andi Vokshi.
Andi Vokshi në të kalurën ishte në kërkim ndërkombëtar nga Turqia për shitje të heroinës