PDK dhe Organizatat e dala nga lufta në Klinë, i bashkohen “Marshit për Drejtësi”

Nënkryetari i PDK-së, dega në Klinë, Esat Raci, bashkë me anëtarin e kryesisë së PDK-së, Halil Berisha, gjatë ditës së sotme kanë vizituar organizatat e dala nga lufta, dega në Klinë.

Raci e Berisha, në emër të PDK-së në Klinë, kanë arritur marrëveshje bashkë me tri shoqatat e dala nga lufta, që me datë 2 prill, do të jenë në Prishtinë, për të marrë pjesë në marshin për drejtësinë, që ka për qëllim mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, që po mbahen padrejtësisht në Hagë, shkruan Klina.info

Në këtë takim nga OVL UÇK, dega në Klinë, ishin pjesëmarrës Hajdin Balaj, Bahtie Halitaj – Gashi dhe Vesel Berisha./Klina info/