Aksioni i Inspektoratit të Punës, 34 ndalim punimesh në 48 orët e fundit

Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Sipas njoftimit, aksioni është realizuar në zbatim të vendimit të Ministrit të MPVL-së dhe në përputhje me mandatin ligjor, me qëllim rritjen e sigurisë dhe respektimit të ligjit në vendet e punës, shkruan IndeksOnline.

Gjatë 48 orëve të fundit janë realizuar gjithsej 72 inspektime, nga të cilat janë shqiptuar 34 ndalime të punimeve, 2 leje për punim, si dhe janë evidentuar 22 vërejtje dhe 16 raste pa vërejtje.

Sipas të dhënave, inspektimet janë zhvilluar në Prishtinë, Fushë Kosovë. Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Lipjan