Aksion i madh i Policisë në tri qytete/ Arrestohet një person, gjenden armë, fishekë dhe pajisje për përpunimin e kartëmonedhave

Operacioni është zhvilluar në Vushtrri, Klinë dhe Carrabreg të Deçanit, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje të dyshimta, i dyshuari ndodhet në mbajtje me vendim të prokurorit…

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me rastin “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës”, në tri lokacione të ndryshme: Vushtrri, Klinë dhe Carrabreg të Deçanit,

Gjatë kontrollit policor, në këto lokacione janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: dy pistoleta, një pushkë gjuetie, një armë e gjatë, një makinë për punimin e kartëmonedhave, dy telefona celularë, një USB, një fotrollë arme, një kapelë bejsbolli, 208 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy optika.

Sipas njoftimit zyrtar, pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

Policia e Kosovës ka theksuar se është duke vazhduar hetimet për ndriçimin e plotë të rastit dhe origjinën e armëve dhe pajisjeve të konfiskuara.