Aksion i gjerë hetimor në Pejë: Argjendaritë nën hetim për keqpërdorime financiare

Një aksion i gjerë hetimor po zhvillohet në qendër të Pejës, ku autoritetet kanë fokusuar argjendaritë dhe dyqanet e bizhuterive për keqpërdorime financiare dhe shkelje të mundshme të ligjit.

Në terren janë angazhuar Prokuroria Themelore e Pejës, Njësitë për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Raportohet se dhjetra inspektorë dhe prokurorë, përfshirë Kryeprokuroren e Pejës, po mbikëqyrin veprimet e kontrollit.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka ndonjë arrestim apo sekuestrim, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast të ndjeshëm që ka vënë në lëvizje mekanizmat e drejtësisë.