Aksident tragjik në Malishevë, humb jetën një grua, gjashtë të tjerë të lënduar

Një nga viktimat, femër kosovare, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra.

“Rr. Adem Jashari, Malishevë 15.08.2025 – 13:39. Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra. Nga lëndimet e marruar njëra nga viktimat femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, njofton PK