Aksident në Gllarevë/ Dyshohet për të lënduar, përfshihet edhe vetura e policisë

Në fshatin Gllarevë është raportuar një aksident trafiku, ku në mesin e mjeteve të përfshira është edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Sipas burimeve të KLINA info, dyshohet se nga aksidenti ka persona të lënduar.

Autoambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë policore po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.