Aksident në fshatin Mlecan te Malisheves

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë – Pejë gjegjësisht në fshatin Mlecan.

Në fotografitë e siguruara nga Gazeta inFokus, shihet se në aksident janë të përfshira dy vetura.

Policia tashmë është në vendin e ngjarjes, përveç dëmeve materiale ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Gazeta inFokus do të i’u mbajë të informuar.