Aksident i rëndë në hyrje të Vrellës

Sonte,ka ndodhur një aksident i rëndë në hyrje të fshatit Vrellë. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë pesë vetura.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima, por disa persona janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia dhe ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje.