Aksident i rëndë në dalje të Pejës, rrokulliset vetura

Ka ndodhur një aksident mes dy veturave në Pejë, teksa në pamjet që ka siguruar Indeksonline shihet se një veturë është rrokullisur.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova, tha se ka persona të lënduar.

“Ka ndodhur në orën 15:00 një aksident mes dy veturave. Mund të konfirmoj se ka persona të lënduar. Por, për natyrën e lëndimeve dhe numrin e të lënduarve akoma nuk e dijmë, sepse njësitet policore janë në spital duke marr detajet lidhur me rastin”.