Më 22 nëntor, në orën 11:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Klinë, do të mbahet Akademia përkujtimore kushtuar 100-vjetorit të vdekjes së atdhetarit, poetit dhe publicistit të shquar Luigj Gurakuqi.
Ngjarja organizohet nga Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi”, Drejtoría Komunale e Arsimit, si dhe Gjimnazi “Luigj Gurakuqi” në Klinë.
Pjesëmarrja e qytetarëve vlerësohet veçanërisht, duke nderuar kështu figurën e një prej personaliteteve më të rëndësishme të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.
Akademia synon të rikthejë vëmendjen mbi jetën, veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Gurakuqit në zhvillimin arsimor, politik dhe kulturor të vendit.




















