Gjendet i vdekur në banesën e tij, ish prokurori Agron Matjani

Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, ish prokurori Agron Matjani.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Ai ka thënë se në mëngjes kanë marrë informacionin nga familjarët se është gjetur një person pa shenja jetë në banesë tij.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të policisë, prokurorisë të cilët po punojnë në zbardhjen e këtij rasti./

SHARE