Adelina Duraj: Koha është tani për një Klinë të re

Zëri i Vetëvendosjes në Klinë, Adelina Duraj me numrin 18 kandidate për asambliste

Adelina Duraj është kandidate për asambliste në Komunën e Klinës nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo mban numrin 18 në listën zgjedhore. Duraj synon të përfaqësojë zërin e qytetarëve dhe të kontribuojë në zhvillimin e komunës përmes ideve dhe angazhimit të saj politik.

Njoftimi i saj:

Koha është tani, për një gjeneratë të re në politikë dhe një qeverisje krejt tjetër në Klinë
Bashkë, mund ta kthejmë Klinën në shembull të dinjitetit, të ndershmërisë, të punës dhe të forcës qytetare.

Nga sot, në Klinë, e nisim këtë rrugëtim me vizion të qartë dhe me një listë që përfaqëson energjinë e gjeneratave të reja dhe përvojën e profesionistëve të dëshmuar.

Garën e shohim si mundësi për të ofruar ide, zgjidhje dhe projekte, jo për fyerje, ndasi apo përplasje.
Ne besojmë në politikën që bashkon, jo atë që ndan. Në shërbim, jo në privilegj.

BASHKË PËR KLINËN 18☑️
#VETËVENDOSJE!
#105