AAK ndez fushatën në Klinë: Mbështetje e madhe për Agron Bacajn, Haxhi Ibishin dhe Luigj Ademin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Klinë, ka mbajtur një tubim elektoral me qytetarët, ku është vërejtur përkrahje e gjerë për subjektin politik dhe kandidatët e tij.

Nga shtatë kandidatët e AAK-së për deputetë në Klinë, mbështetje të veçantë në këtë tubim kanë marrë Agron Bacaj, Haxhi Ibishi dhe Luigj Ademi, të cilët u pritën me entuziazëm nga të pranishmit.

Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar se përkrahja për AAK-në po rritet vazhdimisht në të gjitha qytetet, ndërsa Klinën e ka cilësuar si një shembull të besimit dhe gatishmërisë për të ecur përpara.

Haradinaj ka shpalosur para qytetarëve planin 4-vjeçar të AAK-së, një vizion që, sipas tij, bazohet në nevojat reale të qytetarëve, synon stabilitet, zhvillim dhe një perspektivë të qëndrueshme për Kosovën.

Statusi i plotë i Haradinajt:

Aleanca krah Klinës! 🪽

Mbështetja për AAK-në po vazhdon të rritet në çdo qytet, e kësaj here Klina na priti me besim të madh, përkrahje të sinqertë dhe gatishmëri për të ecur përpara.
Para qytetarëve të Klinës prezantuam planin tonë 4-vjeçar, një vizion i ndërtuar mbi nevojat reale të njerëzve, që prek jetën e individit, fuqizon familjen dhe forcon interesin e përbashkët. Një plan që flet për stabilitet, zhvillim dhe perspektivë të qëndrueshme.
Klina është krah një vizioni që synon një Kosovë më të qëndrueshme, më të fortë dhe me rrugë të qartë drejt së ardhmes.