AAK dhe LDK arrijnë koalicion në Klinë

Është arritur koalicioni mes AAK-së dhe LDK-së në Klinë, mëson Klina.info

Sipas burimeve tona, marrëveshja parasheh që LDK-ja të marrë postin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, dy drejtorë dhe njërin nga nënkryetarët.

Ndërkohë, AAK-ja është në bisedime edhe me Vetëvendosjen për një mundësi tjetër bashkëpunimi, pasi në Klinë në garë janë dy parti kryesore – AAK dhe PDK.