Momenti kur Goran Rakiq sulmohet nga serbët protestues në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është sulmuar edhe fizikisht në Mitrovicë të Veriut sot.

Rakiq shihet derisa shtyhet nga disa protestues serbë, derisa pranë tij qëndronte edhe Igor Simiqi.

https://twitter.com/EnergyBanger/status/1668611996475076609?s=20

Protestuesit paraprakisht, siç raporton Kossev, kishin shprehur zhgënjim të madh me Listën Serbe për shkak të situatës së re.

Ata protestuan edhe kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiq, duke e akuzuar për tradhti.