Arpagjik’t udhëtojnë me 20 autobusë për ndeshjen e barazhit, pritet atmosferë fantastike

Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet në barazhin e dy skuadrave nga Liga e Parë, të cilat kërkojnë inkuadrimin në Superligë.

Liria nga Grupi A, do të ketë përballje mjaft të vështirë ndaj Vushtrrisë së Grupit B,

Të dy këto skuadra përfunduan në pozitën e dytë në grupet e tyre.

Përballja e barazhit do të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” të Klinës, të shtunën me 21 maj.

Tashmë kanë filluar edhe përgatitjet e tifozëve për këtë ndeshje të rëndësishme.

Tifozëria e ekipit prizrenas, “Arpagjik’t”, ka bërë të ditur se kanë në dispozicion 20 autobusë për udhëtim masovik për këtë ndeshje.

Udhëtim të organizuar pritet të kenë edhe “Forca” e Vushtrrisë, të cilët njihen për përkrahjen e tyre të madhe ndaj skuadrës.