Pesë persona të lënduar nga një aksident në Qyshk të Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Qyshk të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar nga spitali.

“Rreth orës 19:05 ka ndodhur një aksident trafiku në magjitralen Prishtinë-Pejë, në Qyshk, ku janë përfshirë dy automjete dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku më pas janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, u shpreh ai.