Një grua paraqitet në Aeroportin e Prishtinës me leje qëndrim të falsifikuar

Një grua është paraqitur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, me leje qëndrim që dyshohet të jetë i falsifikuar,

“Është raportuar se një e dyshuar Femër kosovare gjatë kontrollit së pasaportave në shkuarje ka prezentuar leje qëndrim i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, njofton policia,

Tutje, bëhet e ditur se dokumenti është konfiskuar, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.