Dallku kritikon ashpër Dardan Çakën: Nuk është aspak profesionist, e prishi ndeshjen

Dukagjini ka pësuar humbje në xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Klinasit u mposhtën minimalisht 1-0 ndaj Ballkanit në shtëpi, me një gol të pranuar në minutën e 81-të të ndeshjes,

Vendasit luajtën për 30 minuta me një lojtar më pak, pasi Bujar Shabani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 61-të.

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ishte shumë i pakënaqur me referimin e Dardan Çakës, në veçanti me kartonin e kuq.

“Gjyqtari është personazhi që prishi ndeshjen. Ai nuk është aspak profesionist. Kishim shumë më tepër nga loja, por portieri kundërshtar bëri dy pritje shumë të mira. Ne u përpoqëm të ndryshonim lojën, por pa rezultat”, tha Dallku.